Gjendja e gomave tuaja është një nga gjërat më të rëndësishme për një vozitje të sigurt. Çfarë duhet të bëjmë që të kujdesemi për gomat tona, automjetin tonë dhe jetët tona?
Ju këshillojmë të ndiqni këto pesë rregulla të arta, për performancë të sigurt dhe një jetë më të gjatë e të dobishme për gomat tuaja:
Gomat e drejtimit duhet të jenë të montuara në atë mënyrë që rotacioni i treguar me shigjeta në gomë kthehet në drejtimin e rrotullimit të fellneve.
Gomat asimetrike duhet të montohen në anën korrekte të gomes, përbrenda, më saktësisht në anën e jashtme të makinës. Në këtë rast, muri i gomës brenda është i identifikuar me fjalët: "Ana e kthyer përbrenda".
Gomat e kombinuara janë të dyja: të drejtimit dhe asimetrike. Këto goma duhet të jenë të montuara në atë formë që drejtimi i rrotacionit i treguar nga shigjetat kthehet në drejtimin e rrotullimit të fellneve dhe muri anësor të jetë i montuar përbrenda, respektivisht i drejtuar në anën e jashtme të makinës.
Gomat me këto karakteristika duhet të kenë muret e identifikuara me fjalët: "Ana e drejtuar jashtë" dhe "Ana e drejtuar brenda" për t'u siguruar në montimin e tyre.
Kur e zëvendësoni gomën standarde, pavarësisht dallimit nëse është e kombinuar, e drejtimit apo asimetrike, rekomandohet që goma të jetë e të njëjtit dizajn, duke ndjekur rregullat e cekura më lartë.
Në rast nevoje për vendosjen e gomës rezervë, si zgjedhje e përkohshme deri në rastin e ndërrimit të gomës së saktë, rekomandohet:
Indeksi i ngarkesës është njësia në bazë të së cilës përcaktohet pesha që mund të mbajë një gomë. Në lidhje me këtë sipas Rregulacionit Evropian ECE-R 30, madhësia e dizajnuar për makinat për pasagjer është e përcjellur nga një sërë përshkrimesh që përmbajnë edhe Indeksin e Ngarkesës, edhe simbolin e shpejtesisë.
Kapaciteti maksimal i ngarkesës është i caktuar nga Indeksi i Ngarkesës. Shkalla e vendosur më poshtë tregon raportin mes Indeksit të Ngarkesës (LI) dhe vlerave ngarkuese në kilogram (kg).
Eshtë e rëndesishme qe periodikisht ti kontrolloni gomat tuaja. Ketu mund të mesoni për rrotullimet, balancimet, shtresen mveshëse dhe aspektet tjera kyqe të gomave tuaja.
Kontrolloni inflacionin e gomave tuaja së paku dy herë në muaj. Fryerja e gabuar e gomës mund të shkaktoj çrregullime në shtresat e gomës, që mund të çojnë deri tek nxemja e tejkaluar, ose deri tek më e keqja, humbja e ajrit.
Kontrolloni shtresën e jashtme të gomës për të parë nëse goma ka nevojë per ndërrim. Indikatorët e mbështjellësit janë të vendosur në pjesën e poshtme të kanaleve në shumë regjione të gomës.
Kur një gomë dallohet që është e hargjuar nga shtresa, kur krijohet shtresa e lëmuar atëherë është koha për të ndërruar gomën.
Gomat duhet të jenë të balancuara kur montohen. Gomat e pabalancuara mirë, shkaktojnë vibrim/dridhje që çon deri tek lodhja e hershme dhe presion të panevojshëm në gomë.