13.09.2018.
Mos e ngarkoni makinën
Për çdo 100 kg peshë në bagazhin tuaj , efikasiteti i karburantit zvogëlohet deri në 6% në një rezervar mesatar të makinës . Efikasiteti i karburantit të automjeteve është gjithashtu shumë i ndjeshëm ndaj friksionitt të ajrit, për shembull instalimi i peshave në pjesën e sipërme të automjetit mund të zvogëlojë efikasitetin e karburantit deri në 20%.
Kujdesuni që presioni i gomave të jetë në masën e rekomanduar
Nëse jeni duke ngarë me goma që janë 50kPA më pak se presioni i rekomanduar i ajrit efikasiteti i karburantit mund të ulet deri në 6% në qytet dhe 4% në autostradë
Nëse jeni duke pritur më gjatë në një vend, fikeni makinën ose vendosni atë në pozicion neutral
Nëse makina juaj qëndron ndezur për më shumë se një minut , konsumon më shumë karburant sesa kur startoni makinën.
Në 10 minuta, makina juaj do të konsumojë 130cc karburant.
Evitoni përshpejtimin e nxituar
Përshpejtimi gradual rrit efikasitetin e karburantit. Përshpejtimi për rreth 20km / h për pesë sekonda rrit efikasitetin e karburantit me rreth 11km.
Përdorni frenat e motorit
Largimi i këmbës nga pedalja e gazit për të ngadalësuar mund të rrisë efikasitetin e karburantit tuaj me 2%.