Motoja jonë:
Siguria nuk është lojë!
EUROGOMA SH.P.K është themeluar në vitin 1992 në Prishtinë.
Në sajë të sukseseve të korrura, falë produkteve lidere dhe kualitative në tregjet ndërkombëtare, si dhe shërbimit profesional, kompania arriti ti zgjerojë kapacitetet e veta duke hapur më shumë se 24 servise në të gjithë Kosovën. Produktet dhe shërbimet tona mund ti gjeni pothuajse në të gjitha qytetet e Kosovës.
Ne nuk shesim thjeshtë produkte dhe shërbime, por sigurinë në rrugë, sigurinë e jetës! Ne përkujdesemi të sigurojmë gjithçka që është e nevojshme për automjetin tuaj, kështu për ju dhe familjen tuaj.
Me aktivizimin e të gjithë këtyre serviseve në tërë Kosovën është rritur edhe numri i të punësuarve. Momentalisht kemi një numër i konsiderueshëm i punëtorëve të aftë e të trajnuar në mënyrë profesionale në sektorët përkatës.
Synimi ynë është krijimi i një ambienti të sigurt për klientët dhe familjet e tyre.
Stafi i punës për ne është një tjetër aset i pazevendësueshem, krahas produkteve që ne ofrojmë. Të gjithë së bashku stafi i punës, produktet dhe bashkëpunëtorët tanë bëjmë një zinxhir të fortë që synon të ardhmen e sigurt…
Aktivitetet kryesore të kompanisë EUROGOMA janë:
- Importi
- Distribuimi
- Shitja me shumicë dhe pakicë e gomave, baterive, fellneve, vajrave motorike dhe produkteve të autokozmetikës.
- Shërbimet e ndryshme