Lajme
Mbrapa

Goma rezervë si aksesori më i rëndësishëm i automjetit

21.06.2018.
 

 

Nëse nuk kontrolloni kurrë gomën tuaj rezervë, mund të mos jetë e dobishme kur keni nevojë për të. Këtu janë disa hapa të përgjithshëm që duhet të bëni për t'u siguruar që goma juaj rezervë do të jetë e gatshme kur ju duhet.

 

Çfarë duhet pasur parasysh?

 Mendoni për gjërat më themelore që kontrolloni mbi gomën tuaj.

- Presioni mbi gomën tuaj rezervë duhet të kontrollohet rregullisht. Kjo mund të ndryshojë në varësi të llojit të automjetit  me të cilin lëvizni. Gjithmonë kontrolloni manualin e automjetit tuaj për udhëzimet përkatëse.

 Jo të gjitha automjetet kanë një gomë rezervë dhe shumica e automjeteve nuk do të kenë një të re. Nëse makina juaj është më e vjetër ose ndoshta e keni blerë atë të dorës së dytë, duhet të keni kujdes për dy gjëra.

- Kontrolloni datën e prodhimit në anën e murit të gomës. Një gomë që është më e vjetër se 6 vjeç, ka gjasa të dëmtohet. Një gomë rezervë mund të zgjasë deri në 10 vjet, por per shkaqe sigurie është mirë ta zëvendësoni atë me një të re.

 

Kontrolloni me kujdes gomën

Gjëja e dytë për ta parë është gjendja e gomës rezervë. Në rastin e automjeteve më të vjetra, goma rezervë ka pasur raste që është përdorur shpesh si pasojë e pengesave të krijuara gjatë lëvizjes.

 Nëse vëreni se është shpenzuar apo ka plasaritje në muret e saj atëherë ju duhet një gomë e re. Kur goma është në gjendje të mirë, ndiqni disa rregulla për t'ju mbajtur të sigurt duke e përdorur atë.

Mos harroni se gomat rezervë kanë për qëllim vetëm të përdoren në emergjenca, jo si gomë e përditshme. Ju mund të udhëtoni  rreth 80km me gomën rezervë. Ju gjithashtu duhet të shmangni autostradën. Shumica e gomave duhet të përdoren vetëm duke shkuar më pak se 80 km/h.

- Siguria nuk është lojë!

 

Shporta ime
 
Shporta është e zbrazët