Lajme
Mbrapa

Eurogoma dhe AMCK Kosova festojnë 1 Qershorin - Ditën e Fëmijëve

28.05.2019.
 

Eurogoma dhe AMCK Kosova në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës po festojnë 1 Qershorin, ku të gjithë prindërit mund t'i sjellin fëmijët e tyre në sheshin “Skënderbeu”, nga ora 12:00 -17:00 për t’u bërë pjesë e lojës: “Siguria në rrugë", lojë kjo që promovon siguri në rrugë duke u bazuar në këto rregulla:

1) Lidhni rripin e sigurisë

 
 

2) Vendosni helmetën gjatë përdorimit të biçikletës

 
 

3) Respektoni limitin e shpejtësisë

 
 

4) Gjithnjë kaloni në vendkalim

 
 

5) Mos përdorni telefonin në trafik

 
 

 

Si do të zhvillohet loja?

Përgjatë një rruge të improvizuar në sheshin "Skenderbeu" fëmijëve do i japim trotinetin dhe do i vendosim helmetën në mënyrë që ai të jetë i sigurt.

Përgjatë lojës do të vendosen mesazhe rreth sigurisë në rrugë dhe trafik, insktruktorët tanë do të diskutojnë me fëmijët dhe do t'i pyesin rreth shenjave të lartëcekura, ku në fund do të licensohen si pjesëmarrës të përgjegjshëm në trafik dhe do të shpërblehen me dhurata të ndryshme.

Të pranishëm do të jenë Policia e Kosovës dhe instruktorë nga Klubi i Asistencës Rrugore AMCK të cilët do të diskutojnë me fëmijët rreth rregullave dhe se si duhet të jenë të kujdesshëm në rrugë.

Pjesë e kësaj loje mund të bëhen të gjithë fëmijët nga mosha 6-12 vjeç.

Ky projekt mundësohet nga Continental dhe Eurogoma.

 

Shporta ime
 
Shporta është e zbrazët