Lajme
Mbrapa

Tyre life nga Eurogoma dhe Pirelli

26.04.2018.
 

Programi vlenë pas blerjes së 4 gomave Pirelli (përveç gomave Run-Flat dhe për kamiona të lehtë) në pikat e shitjes të cilat marrin pjesë në promovimin e programit Tyrelife.

RREGULLAT E PJESËMARRJES

Ky program aplikohet vetëm për vetura personale ose persona juridik. Veturat për përdorimin publik ku nënkuptohen veturat taksi, janë të përjashtuara nga ky promocion. Vendi i shitjes nga i cili merr pjesë në program bën ndërrimin e gomave të të njëjtit lloj dhe dimension në rastet kur goma e përdorur nuk mund të rregullohet pas dëmtimeve të shkaktuara:

- Nga shpuarja;

- Goditjes së trotuarit;

- Zjarri apo ndonjë pengese tjetër.

 

Garancioni i prodhuesit dhe pikës së shitjes mbeten në fuqi në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Zëvendësimi mund të kërkohet në afat dhe në përputhje me kushtet e përcaktuara më poshtë:

- Brenda 12 muajve nga data e blerjes, goma e dëmtuar do të zëvendësohet me gomë të të njëjtit lloj dhe dimenzion.

 

PARAKUSHTET E ZËVENDËSIMIT TË GOMAVE

 Ndërrimi falas i gomave i nënshtrohet kushteve vijuese:

1. Nëse dëmtimi i gomës nuk është shkaktuar qëllimisht;

2. Profili i mbetur i gomës duhet të jetë më i madh se 1,6mm; të përdoret si duhet, në përputhje me rregullat dhe specifikimet teknike  të përcaktuara nga Pirelli dhe/ose vendi shitjes që merr pjesë në programin e Tyrelife;

3. Blerësi dorëzon gomën në vendin e shitjes e cila merr pjesë në programin Tyrelife dhe miraton lënien e saj në përputhje me legjislacionin në fuqi;

4. Kartela Tyrelife nuk i jepet palëve të treta dhe jepet në shqyrtim gjatë kontrollit apo zëvendësimit;

5. Fatura me të cilën dëshmohet blerja e gomës duhet të ruhet dhe të jepet në shqyrtim në momentin e zëvendësimit;

6. Mundësia e zëvendësimit të gomës falas është në dispozicion për njërën nga 4 gomat që ka blerë blerësi përfundimtar.

 

UDHËZIME DHE ZBATIMI I PROGRAMIT TYRELIFE

Pas blerjes së gomave në vendin e shitjes e cila merr pjesë në programin Tyrelife, nga blerësi përfundimtar do të kërkohet email adresa ose numri i telefonit (për të qenë në gjendje të pranoj njoftime për kontrollin falas).

Të punësuarit në vendin e shitjes duhet te kërkojnë nga blerësi përfundimtar të plotësoj formularin Pirelli dhe ta nënshkruaj miratimin për përdorimin e të dhënave, dhe atëherë do t'i jepet kartela Tyrelife.

 

 

Shporta ime
 
Shporta është e zbrazët