Lajme
Mbrapa

Rëndësia e presionit të ajrit në gomë

12.01.2018.
 

Presioni gomave

Presioni i ajrit të gomës ndikon shumë gjatë vozitjes. Presioni shumë i vogël i gomave
rrit distancën e frenimit dhe kështu rruga e frenimit zgjatet, dhe për shkak të fërkimit me
tokën gomat konsumohen më shpejt. Presioni i ulët i gomës e rritë rezistencën e
rrotullimit të gomës kjo ndikon në konsumimim e karburantit.

 

Presioni i rekomanduar

Presioni i rekomanduar për automjetin përkatës është i shënuar në udhëzimin për
përdorimin e automjetit, ose mund ta lexoni edhe tek kapaku i rezervarit, poashtu edhe
në brendësinë e derës së automjetit. Aty gjeni edhe informata tjera se sa duhet te jetë presioni i gomës në rast të ngarkesës më të madhe se që është e lejueshme. Rekomandohet që në dimër
të jetë presioni i ajrit 0.2 bar më shumë, përshkak të temperaturave të ulta.


Si mund ta masni presionin e gomave ?


Ju mund ta masni presionin e ajrit në çdo pikë karburanti duke përdorur matësit e
inflacionit të gomave. Këtu duhet të kemi parasysh që presioni i gomës matet kur goma
është e ftohtë. Presioni i gomave madje edhe ai i gomës rezervë duhet të kontrollohet
çdo 14 ditë. Edhe atë sidomos para çdo udhëtimi të gjatë. Ju rekomandojmë që
presionin e ajrit ta përshtatni me ambientin dhe rrethanat, sidomos nëse keni ngarkesë të
madhe në veturë.

 Presionin e ajrit mund ta kontrolloni në të gjitha pikat tona të shitjes.

- Siguria nuk është lojë!

Shporta ime
 
Shporta është e zbrazët