Lajme
Mbrapa

Disa këshilla rreth gomave

17.05.2018.
 

Ne rekomandojmë t'i ndërroni gomat nëse goditja është përtej thellësisë së shkallës së rekomanduar.

1 Kontrolloni rregullisht gomën tuaj dhe shikoni për:

  • Profilin jo të barabartë;
  • Profili i sheshtë;
  • Shkaktarë të problemeve (gurë, gozhda, etj);
  • Zonat e dëmtuara;
  • Kapakë të dëmtuar të valvulave.

2 Kur vozisni, jini të vëmendëshëm për "ndjenjën" që japin gomat tuaja.

Nëse vëreni ndonjë vibrim ose shqetësime të tjera gjatë drejtimit të automjetit, reduktoni menjëherë shpejtësinë, vozisni me kujdes derisa të mund të ndaloni dhe të kontrolloni gomat tuaja.

3 Kërko një specialist

Nëse jeni të sigurt që keni probleme me gomat tuaja por nuk e gjeni problemin, kërkoni  nga specialisti i gomave ta kontrollojë atë si duhet.

 Çfarë dëmton gomat?

  • Kushtet e rrugës;
  • Pengesat në rrugë, frenimi, objektet e mprehta, gungat;
  • Temperaturat ekstreme;
  • Nafta, yndyrat dhe kimikalet e tjera;
  • Dritë e fortë e diellit dhe ozonit;
  • Zakoni i vozitjes;
  • Ngarkesa;
  • Tejkalimi i shpejtësisë së shkruar në gomë.

 Disa pika dhe këshilla:

1 Mbani në mend pesë vjet

Pasi ti kalojë pesë vite, gomat duhet të kontrollohet së paku një herë në vit nga një specialist.

 2 Kujdesi i duhur zgjat jetën e gomës

Ju mund të rrisni jetëgjatësinë e gomës tuaj duke u kujdesur që goma të ketë presionin e duhur të ajrit, duke u siguruar t;i nderroni ato sipas sezonës, si dhe duke mirëmbajtur automjetin.

 

 - Siguria nuk është lojë!

 

Shporta ime
 
Shporta është e zbrazët