Lajme
Mbrapa

Garancion për çdo bateri nga Eurogoma

27.03.2019.
 

Eurogoma ofron garancion për bateri.
Për të gjitha bateritë fabrika e baterive jep garancion 24 muaj nga data e shitjes,me kusht që data e prodhimit të shtypur në fletëgarancion deri në datën e shitjes të mos kenë kaluar më shume se 6 muaj, 12 muaj ose 24 muaj.

KUSHTET E GARANCIONIT

Për të gjitha bateritë e programit tonë garantojmë funksionim të sigurt me kushte nëse i përmbaheni “Udhëzuesit të përdorimit dhe mirëmbajtjes së baterive” të vendosur në akumulator dhe instalimi elektrikë në veturë duhet të jetë në rregull. Pas instalimit të baterisë në veturë t’i përmbaheni udhëzuesit për përdorim dhe mirëmbajtje.

GARANCIONI NUK VLENË:

1. Bateria ështe pa fletëgarancion;

2. Bateria ka fletëgarancion por nuk është i plotësuar dhe vërtetuar nga shitësi, dhe nëse në fletëgarancion janë bërë ndryshime apo përmirësime;

3. Bateria tek e cila blerësi gjatë shfrytëzimit nuk i është përmbajtur udhëzimeve të përdorimit dhe mirëmbajtjes së baterisë;

4. Bateria e cila është dëmtuar mekanikisht;

5. Bateria në të cilën janë bërë riparime apo çfarëdo ndërhyrje tjetër nga persona të paautorizuar;

6. Bateria të cilës i janë përmisuar apo dëmtuar shenjat mbrojtëse të prodhuesit (fabrikës);

7. Bateria pa elektrolit (Thartirë);

8. Bateria e cila është tepër e mbushur ose pak e mbushur për arsye të defekteve në veturë apo mbushësit në veturë;

9. Baterisë i është shtuar elektrolit (thartirë) jo e përshtatshme (lejohet vetëm ti shtohet ujë i destiluar apo i dejonizuar);

10. Bateria e cila ka ardhur deri në dëmtim për arsye të përdorjes joprofesionale, kontaktit të shkurtë, eksplodimit dhe ndezjes së baterisë;

11. Bateria ka qëndruar më tepër se 48 orë në gjendje të zbrazët;

12. Bateria në të cilën është ngrirë elektroliti (bateria e zbrazët e ekspozuar në temperaturë nën 0 gradë celcius);

13. Bateria e cila është e përdorur për qëllime të tjera jashtë veturës.

PROCEDURA NË RAST REKLAMACIONI DHE SERVISIMI

1. Servisi fillimisht duhet të testojë baterinë në veturën e klientit në prezencë të klientit;

2. Nëse konstatohet se bateria është me defekt nga prodhuesi, servisi menjëherë jep bateri të re klientit me datë të garancionit të baterisë me defekt;

3. Nëse bateria duhet të qëndrojë në servis deri në 72 orë për diagnostifikim të defektit atëherë klientit i jepet një bateri tjetër e përdorshme për shfrytëzim;

4. Paraprakisht servisi duhet të informojë klientin se nëse pas 72 orëve konstatohet se bateria mund të servisohet atëherë klienti paguan shërbimin e servisimit në shumën prej 3 euro;

5. Servisi duhet t’i lëshojë klientit vërtetimin mbi testimin e baterisë, dëftesë mbi pagesën e shërbimeve dhe në dëftesë duhet të përshkruhen shërbimet e kryera;

6. Nëse konstatohet se bateria është defekt me fajin e klientit dhe nuk mund të servisohet,atëherë humb vlefshmëria e garancionit dhe  servisi nuk paguan për shërbimet e kryera.

Shporta ime
 
Shporta është e zbrazët