Lajme
Mbrapa

Fletëgarancion për gomat

25.03.2019.
 

Eurogoma ofron garancion për goma në përputhje me kushtet e prodhuesit. Ky fletëgarancion ka vlefshmëri 36 muaj, nga dita e blerjes së produktit.

1. VEPRIMI NË RAST REKLAMACIONI

Në rast të paraqitjes së defekteve të gomave gjatë përdorimit/vozitjes, blerësi mund të parashtrojë kërkesën për reklamacion duke iu drejtuar pikës më të afërt të serviseve 

2. E DREJTA PËR REKLAMACION

Të drejtën për reklamacion e kanë të gjitha palët fizike dhe juridike si blerës të gomave. Kushtet që duhen të plotësohen për të ushtruar të drejtën për reklamacion janë:

a) Kur gomat janë blerë në njërin nga serviset dhe kjo vërtetohet nga fletëgarancioni që është i bashkëngjitur me faturën e blerjes;

b) Në bazë të udhëzimeve teknike që ka dhënë prodhuesi (presioni i ajrit dhe ngarkesa sipas udhëzimeve);

c) Garancioni i këtyre gomave jepet për një afat 24 muaj. Afati i vlefshmërisë fillon nga momenti i blerjes së gomave dhe blerësi posedon vërtetimin e blerjes (faturën mbi blerjen e gomave dhe fletëgarancionin e bashkëngjitur në të).

3. SHQYRTIMI I REKLAMACIONIT

Të drejtën për marrjen e vendimit për reklamacione e kanë vetëm personat e autorizuar dhe specializuar.

4. DETYRIMET E SHITËSIT

a) Shqyrtimi i reklamacionit duhet të përfundohet në afat prej 7 ditë nga dita e parashtrimit të kërkesës për reklamacion;

b) Të kompensojë klientin gjatë blerjes së gomës së re,vetëm vlerën e paamortizuar, e cila konstatohet në bazë të thellësisë së mbetur të shtresës së gomës;

c) Të bëjë rishqyrtim në rast ankese, për shkallë të dytë: Deponimi i gomave, reklamacioni i të cilave nuk është pranuar. Afati kohor i deponimit është 60 ditë nga dita e kumtimit të blerësit për mos pranimin e reklamacionit.

5. BLERËSI NUK KA TË DREJTË REKLAMACIONI

a) Nëse ka kaluar koha e garancionit;

b) Nëse nuk ka shenja të prodhuesit në produkt, ose nëse këto shenja janë fshirë;

c) Nëse goma e automjetit është dëmtuar për shkak të fellnës së parregullt, montimit jo profesional, montimit dhe demontimit nga fellne me përdorim të forcës apo për shkak të montimit në fellne jo të përshtatshme;

d) Nëse gjatë shfrytëzimit presioni i ajrit në gomën e automjetit nuk është sipas udhëzimeve teknike të prodhuesit;

e) Nëse është tejkaluar ngarkesa e lejuar ose ngarkesa nuk ka qenë e njejtë në të gjitha rrotat;

f) Nëse është tejkaluar shpejtësia maksimale e parashikuar sipas llojit të gomës;

g) Nëse goma është dëmtuar domethënë e grisur jo proporcionalisht për shkak të parregullësisë të automjetit (parregullësia ose jo stabiliteti në trap të parë apo të pasëm, amortizatorëve dhe sistemit frenues etj.);

h) Nëse gomat e sezonës përkatëse janë dëmtuar në sezonën tjetër(psh. gomat e dimrit janë dëmtuar gjatë sezonës së verës);

i) Nëse goma e automjetit tuaj është dëmtuar për shkaqe të jashtme dhe dëmtimeve mekanike;

j) Nëse goma është montuar në automjet, në të cilin prodhuesi ka paraparë dimension dhe konstruksion tjetër të gomës;

k) Nëse dëmtimi ka ardhur si pasojë e aksidentit në komunikacion ose për shkak të vozitjes në mënyrë të pakujdesshme;

l) Nëse numri serik është fshirë ose goma është riparuar.

6. UDHËZIMET TEKNIKE PËR PËRDORIMIN E AUTOGOMAVE

a) Zbatoni rregullorën për vendosjen e dimensionit të gomave të automjetit tuaj, që është përcaktuar fabrikisht për masën, ngarkesën dhe shpejtësinë e paracaktuar nga prodhuesi i automjetit;

b) Gomat duhet të montohen vetëm në fellne të përshtatshme, të padëmtuara dhe të pastra;

c) Gomat e jashtme, të cilat nuk kanë nevojë për gomë të brendshme duhet të montohen në fellne speciale për goma të tilla;

d) Goma e brendshme është pjesë plotësuese e sigurimit për automjete me peshë dhe është njëkohësisht po aq e rëndësishme sa goma e jashtme;

e) Gomat e automjetit duhet të montohen nga një person i kualifikuar, sepse montimi është i papërshtatshëm dhe mund të shkaktojë dëmtime mekanike si për gomat e jashtme ashtu edhe për gomat e brendshme;

f) Fryjini gomat deri në shtypje, shtypje e cila i përshtatet udhëzimit të prodhuesit:

· Shtypja fryrëse duhet të jetë në pajtim me udhëzimin e prodhuesit të gomave.

h) Tek gomat e autoveturave duhet të bëhet kujdes në këto udhëzime:

· Është e domosdoshme të kontrollohet shtypja e gomave të verës dhe të dimrit;

· Gomat e dimrit është e rëndësishme të fryhen për 0.2 bar më shumë se gomat e verës;

· Gomat e verës duhet të fryhen sipas udhëzimeve të prodhuesit;

· Për vozitje në autostradë shtypja fryrëse duhet të jetë 2.0 bar më shumë se sipas udhëzimit të prodhuesit.

i) Shtypja fryrëse në gomat e përparme të automjeteve me gjysëm peshe zmadhoni shtypjen për 0.5 bar mbi udhëzimet e prodhuesit;

j) Mos kaloni mbi objekte të mprehta,shmangini ose largojini nga rruga,sepse dëmtimet e atij nuk pranohen për reklamim;

k) Automjeti duhet të jetë teknikisht në rregull që të gjitha gomat të harxhohen njëjtë.

Shporta ime
 
Shporta është e zbrazët