Lajme
Mbrapa

5 Arsyjet pse ndërrimi i vajit ndihmon automjetin tuaj

30.07.2018.
 

1. Lehtëson lubrifikimin e motorit.

Imagjinoni të gjitha pjesët lëvizëse, pistonat, valvulat dhe pjesët e tjera të motorit që lëvizin me ritme të shpejta nën kapakun e një makine. Këta përbërës krijojnë nxehtësi dhe konsumojnë motorin në mënyrë dramatike nëse nuk e kanë sasinë apo kualitetin e duhur të vajit. Sigurohuni t'i referoheni manualit të automjetit për të parë se cfarë lloji dhe sasie e vajit rekomandohet që gjithcka të funksionoj si duhet.

 

2.Ftohë pjesët e motorit.

Pjesët e lëvizshme që nuk kanë lubrifikim të duhur krijojnë fërkime, të cilat krijojnë nxehtësi. Ruajtja e sasive të pastra dhe të mjaftueshme të naftës është zgjidhja e përkryer për të parandaluar shumë fërkime dhe ngrohje të tepruar të motorit.


3.Heq grimcat dhe papastertitë nga motori

Grimcat e ndotura janë vdekjeprurëse për motorët. Me kalimin e kohës, papastërtia mund të shkaktojë korrozioni dhe të zvogëlojë jetën e një motori. Gjithashtu me kalimin e kohës, vaj shkrihet dhe kthehet në "llum". Qëllimi është që ta mbani motorin të pastër per ti lejuar proceset e tjera në mënyrë që automjeti të funksionoj si duhet.


4.Zvogëlon konsumimin e karburantit.

Lubrifikimi i dobët i motorrit mund të çojë në rritjen e konsumit të karburantit, prandaj sigurohuni që të ketë vaj të mjaftueshëm të pastër në motor.


5.Rritet jetëgjatësia e automjetit tuaj.


Një motor që punon shumë vështirë do të përfundojë duke pasur më shumë probleme në rrugë, prandaj kujdesuni me kohë që ti shmangeni cdo pengese.


-Siguria nuk është lojë!






Shporta ime
 
Shporta është e zbrazët