PËR NE

EUROGOMA SH.P.K është themeluar në vitin 1992 në lagjen Tophane në Prishtinë, duke e nisur aktivitetitn fillimisht me nje depo shumice dhe një servis.

E, në sajë të sukseseve të korrura, falë produkteve lider në tregjet ndërkombëtare, si dhe shërbimit profesional, kompania arriti ti zgjerojë kapacitetet e veta duke hapur më shumë se 17 servise në të gjithë Kosovën. Ndërkohe prej vitit 2013 jemi prezent edhe në Shqipëri. Produktet dhe shërbimet tona mund ti gjeni në këto qytete: Zonë Industriale, Ferizaj, Gjilan, Podujevë, Prizren, Suharekë, Pejë, Gjakovë, Veternik, Klinë, Skenderaj si dhe depoja në Fushë-Kosovë.

Ne nuk shesim thjeshtë produkte dhe shërbime, por sigurinë në rrugë, sigurinë e jetës! Ne përkujdesemi të sigurojmë gjithçka është e nevojshme për automjetin tuaj, e kështu edhe për ju.

Me rritjen e kërkesave për produktet dhe shërbimet e kompanisë, por edhe të dëshirës sonë për të qenë sa më afër konsumatorëve në vitin 2012 EUROGOMA SH.P.K hap servisin kryesor në Magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, kilometri i parë, ku ofrohen të gjitha shërbimet dhe produktet e kompanisë sonë. Në këtë lokacion është vendosur edhe qendra administrative e kompanisë.

Me aktivizimin e të gjithë këtyre serviseve në tërë Kosovën është rritur edhe numri i të punësuarve. Momentalisht  kemi një numër i konsiderueshëm i punëtorëve të aftë e të trajnuar në mënyrë profesionale në sektorët përkatës. Stafi i punës për ne është një tjetër aset i pazevendësueshem, krahas produkteve që ne ofrojmë. E, të gjithë së bashku stafi i punës, produktet dhe bashkëpunëtorët tanë bëjmë një zinxhir të fortë që synon të ardhmen e sigurt…



Siguria nuk është lojë!

  

Aktivitetet kryesore të kompanisë EUROGOMA janë:

 - Importi

- Distribuimi

- Shitja me shumicë dhe pakicë e gomave, baterive, fellneve, vajrave motorike dhe produkteve   të autokozmetikës.

- Shërbimet e ndryshme

 

EUROGOMA është distributor i këtyre markave të njohura:


Për goma
: GOODYEAR, DUNLOP, FULDA, SAVA, BRIDGESTONE, CONTINENTAL, YOKOHAMA, TOYO, MICHELIN, BF GOODRICH, TIGAR, HANKOOK, NANKANG, FEDERAL, COOPER, NOKIAN, COOPER CHENGSHAN, MENTOR, MAXXIS, BKT, KORMORAN, ROCKSTONE etj.

 

Për fellne të aluminit: OZ, MAK, MAM

Për fellne të hekurit :KFZ

Për bateri: VARTA, PERION, TOPLA

Për vajra motorike : ELF OIL

Për autokozmetikë : SUMEX

 
 
Zyra Qendrore
Magjistralja Prishtine-Mitrovice, km.1
Shkabaj, Prishtine
Tel: +381 (38) 545 801
E-mail: info@eurogoma.net

Kërko Goma