Këshilla për goma

 Si të kujdesemi për gomat tona?

Gjendja e gomave tuaja është një gjërat më të rëndësishme për një vozitje të sigurt.

Çfarë duhet të bëjmë që të kujdesemi për gomat tona, automjetin tone dhe jetet tona?

Ju këshillojmë të ndiqni këto pesë rregullat e arta, për performancë të sigurt dhe një jetë më të gjatë e të dobishme për gomat tuaja:

1. Kontrolloni presionin e gomave tuaja rregullisht. Inflacioni i pabarabartë i gomave ndikon në cilësinë e ngarjes  të automjetit tuaj si dhe ndikon në konsumin e pabarabartë të gomave.

2. Ndërroni pozicionet e gomave tuaja nga boshti i parë tek boshti prapëm  pas çdo 5.000 deri 10.000 kilometra. Mos harroni të kontrolloni presionin e gomave kur ndërroni gomat.

3. Kontrolloni nëse gomat janë montuar në drejtimin e duhur, sic është e shënuar në goma. Nëse gomat janë të montuar kundër drejtimin e tyre të përcaktuar  në goma, cilësitë e tyre lëvizëse nuk do të jenë më të mirat në të gjitha kushtet.

4. Vozisni të qetë! Frenimi i mënjëhershëm dhe goditjet anësore në cepa dhe kënde  shkurtojnë jetën e përdorimit të gomave.  Vozisni të sigurt dhe shmangni reagimet e menjëhershme jo vetëm për të qenë më të sigurt por edhe për të rritur jetëgjatësinë e gomave tuaja.

5. Kur ndërroni gomat, kontrolloni gomat tuaja të vjetra për konsum të pabarabartë.
Kujdesuni që gomat të jenë montuar  në mënyrë korrekte. Nëse nuk jeni të sigurt për gjendjen e gomave tuaja a për montimin e tyre drejtohuni tek specialistit. 


______________________________________________________________________________________



KËSHILLOJMË TË BËNI KUJDES: 


- Kontrolloni presionin e ajrit të gomave minimalisht 1 herë në 15 ditë.

- Mos vozisni me shpejtësi më të madhe në sipërfaqe të lagura.

- Shmangni goditjen gomave në skajet e trotuareve dhe në sipërfaqe të mprehta.

- Kontrolloni rregullisht shtrëngimin e bulonave të gomës.

- Gomat që kane thellësi më të vogël se 1.6mm duhen ndërruar menjeherë.

- Shmangni përdorimin e detergjentëve ose materialeve pastruese që përmbajnë naftë  për pastimin e gomat tuaja.

- Përdorni goma dhe fellne me dimensionet e miratuara nga prodhuesit e makinave. 

____________________________________________________________________________________

TEKNOLOGJIA E GOMAVE

Goma e drejtimit

Gomat e drejtimit duhet të jenë të montuara ne atë mënyrë që “Rotacioni” i treguar me shigjeta në gomë kthehen në drejtimin e rrotullimit të fellneve.



   Gomat e drejtimit

Gomat asimetrike

Gomat asimetrike duhet të montohen në anën korrekte të gomes, për brenda, më saktësisht në anën e jashtme të makinës. Në këtë rast,muri i gomës brenda është i indentifikuar me fjalët “Ana e kthyer për brenda”

   Gomat asimetrike

Gomat e kombinuara

Gomat e kombinuara janë të dyja : “të drejtimit” dhe “asimetrike”. Këto goma duhet të jenë të montuara qe drejtimi i “Rotacionit” i treguar nga shigjetat kthehen në drejtimin e rrotullimit te fellneve dhe muri anësor të jetë i montuar për brenda, respektivisht i drejtuar në anën e jashtme të makinës.

Gomat me këto karakteristika duhet të kenë muret e identifikuara me fjalët “Ana e drejtuar jashtë” dhe “Ana e drejtuar brenda” për tu siguruar në montimin e tyre.

          Gomat e kombinuara

Goma rezervë

Kur e zevendësoni gomën standarte, pavarësisht dallimit nëse është e kombinuar, e drejtimit apo asimetrike, është e rekomandueshme që goma të jetë e të njëjtit dizajn, duke ndjekur rregullat e cekura me lartë.

Në rast të nevojës së vendosjes së gomës reservë, si zgjedhje të përkohshëm deri në rastin e ndërrimit të gomës së saktë, rekomandohet:

-Zvogëlimi i shpejtësisë , veçanërisht në rast  shiu dhe bore.

-Vendosja e gomës korrekte sa më shpejt  të jetë e mundur.









__________________________________________________________________________________
Indeksi i ngarkesës

Indeksi i ngarkesës është njësia në bazë të cilës përcaktohet pesha që mund të mbajë një gomëE, në lidhje me këtë sipas Regulacionit Europian ECE-R 30, madhësia e dizajnuar për makinat për pasagjer është e përcjellur nga një sërë përshkrimesh që përmbajnë edhe Indeksin e ngarkesës, edhe simbolin e shpejtesisë. 


                         Specifikimet e gomes-Indeksi i ngarkeses


Pozicionimi 5- Kapaciteti maksimal i ngarkesës është i caktuar nga Indeksi i Ngarkesës. Shkalla e vendosur më poshtë tregon raportin mes Indeksit të ngarkesës (LI) dhe vlerave ngarkuese në kilogram (kg).

                                                     Tabela e Indeksit të Ngarkesës
            Tabela e Indeksit te Ngarkeses

    __________________________________________________________________________________________________                   

TEKNOLOGJIA E GOMAVE

Mirëmbajtja

Eshtë e rëndesishme qe periodikisht ti kontrolloni gomat tuaja. Ketu mund të mesoni për rrotullimet, balancimet, shtresen mveshëse dhe aspektet tjera kyqe të gomave tuaja.

-          Inflacioni i gomave

Kontrolloni inflacionin e gomave tuaja së paku 2 herë në muaj. Fryerja e gabuar e gomës mund të shkaktoj çrregullime ne shtresat e gomes, qe mund të çojnë deri tek nxemja e tejkaluar, ose , deri tek me e keqja, humbja e ajrit.


-          Kontrollimi i shtreses së gomës

Kontrolloni shtresen e jashtme të gomës për të pare nese goma ka nevojë per ndërrim. Indikatoret e mbeshtjellësit janë të vendosur ne pjesen e poshtme te kanaleve ne shume regjione të gomes.

Kur nje gome dallohet qe eshte e haxhuar nga shtresa, kur krijohet shtresa e lemuar atehere eshte koha per te nderruar gomen.


-          Balancimi i gomës

Gomat duhet të jenë të balancuara kur montohen. Gomat e pa balancuara mire, shkaktojne vibrim qe çon deri tek lodhja e hershme dhe presion te pa nevojshem ne gome

 

 __________________________________________________________________________


                                 

                                   TË DHËNA TË RËNDËSISHME PËR GOMËN



            Te dhena te rendesishme te gomes       
_______________________________________________________________________
                           
                                           

                                  SHTRESAT PËRBËRËSE TË GOMËS           Shtresat perberese te gomes




    

Kërko Goma